Hakan Çalhanoglu është futbollisti i cili ka shoqëruar trajnerin Inzagi në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Benfikën në Champions.
Sa ndiheni sikur jeni rritur pas sezonit të kaluar në Evropë?
“Vitin e kaluar ishte bukur të isha në finale, për fat të keq nuk e sollëm kupën në shtëpi, por jam krenar për atë që bëmë me shokët e mi dhe me ekipin. Nuk ishte një udhëtim i lehtë, ne e treguam se çfarë jemi, jemi të fortë dhe e dimë. Jemi përmirësuar në shumë gjëra, këtë vit e nisëm shumë mirë kampionatin, me një gabim kundër Sasuolos, por kjo mund të ndodhë pasi të luajmë çdo tre ditë nuk është e lehtë”.
Çfarë vështirësish sjell përballja sërish me Benfikën?
“Grupi ynë është gati, unë nuk luajta vitin e kaluar sepse u lëndova. Nesër duhet të zgjedhë trajneri, nuk e di nëse luaj apo jo, por në çdo rast e dimë që Benfika është e fortë dhe ka cilësi”.
Gjen Di Marian sërish si kundërshtar pas Inter-Juves vitin e kaluar, ai është një lojtar që di të luajë këto ndeshje…
“Po, pak si Berardi, duhet të jemi të kujdesshëm, ai ka shumë cilësi dhe përvojë. Ai ka luajtur shumë si këto ndeshje, por nuk është i vetmi. Nesër shumë detaje të vogla në fushë do të jenë të rëndësishme.”
Interi është favorit për këtë ndeshje?
“Në Ligën e Kampioneve të gjitha ndeshjet janë të vështira. Të gjithë në grup janë favorit dhe të gjithë janë të fortë. Unë nuk shoh një të vetme.”
Si ish-lojtar i Milanit, tani je ndër më të pëlqyerit nga tifozët zikaltër. Si lindi kjo ndjenjë?
“Nuk mund ta shpjegosh, vetëm mund ta jetosh. Kur je në fushë, kur dëgjon njerëzit, të jep një ndjesi të pabesueshme. Ka emocione jo vetëm nga ana ime, por edhe nga familja ime. Nëna ime po qante në shtëpi, e lumtur dhe krenare, si gruaja ime. Unë gjithmonë do të jap gjithçka për këtë fanellë, sepse nuk do ta harroj kurrë ditën time të parë tek Inter, ata më dhanë një dorë të madhe, duke ardhur nga Milano e dini se si është është dhe më duhet t’i falënderoj të gjithë.”
Çfarë i thoni si lojtar me përvojë Asllanit?
“Unë dhe ai kemi pasur një marrëdhënie të mirë që nga viti i tij i parë këtu. Unë kam folur gjithmonë me të sepse e kam parë që ai ka diçka të veçantë, ka shumë cilësi. Unë i them që të japë gjithmonë maksimumin, të jetë më agresiv, të jetë më i uritur, edhe në duele. Ai po mëson dhe po përmirësohet, është një djalë shumë i mirë që ndjen, që dëgjon.”