Gjyqtarë të Superiores drejtojnë këtë javë në kompeticionet e UEFA-s, Juxhin Xhaja caktohet në ndeshjen e…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Juxhin Xhaja do të drejtojë këtë javë në ndeshjet e kompeticioneve të UEFA-s, pasi është caktuar nga kjo e fundit të ndajë drejtësinë në Ligën e Konferencës.

Kryesori që mban stemën e FIFA-s, do të drejtojë në Danimarkë duelin mes Nordsjelland dhe Ludogorets, që luhet të enjten në orën 21:00.

Asistentë të tij do të jenë Rejdi Avdo dhe Dojando Myftari, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar Eldorjan Hamiti.

Sa i përket asistentëve në sallën e VAR-it, kryesor atje do të jetë spanjolli Karlos del Serro Grande, ndërsa në AVAR do të jetë bashkëkombësi i tij Santiago Haime Latre.

Share This Article