Forcat ruse vazhdojnë të sulmojnë Ukrainën, me sulme të vazhdueshme duke shkaktuar viktima dhe të plagosur. 48 persona u raportuan të vrarë si pasojë e forcave ruse në një fshat në rajonin verilindor të Kharkiv.
Lajmi u bë i ditur nga presidenti ukrainas, i cili tha forcat ruse kanë goditur me raketa një dyqan ushqimesh.
“Terrori rus duhet të ndalet. Kushdo që ndihmon Rusinë t’i anashkalojë sanksionet është kriminel. Të gjithë ata që ende e mbështesin Rusinë po mbështesin të keqen,” tha Zelensky.
Sulmi i sotëm vjen mes sulmeve të shumta dhe të vazhdueshme me dronë gjatë natës, ku ndër të tjera besohet se është sulmuar edhe një spital.
“Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të punojnë në vend. Deri tani, trupat e 48 personave të vdekur, përfshirë një djalë 6-vjeçar, janë nxjerrë nga rrënojat. 6 persona, mes tyre 1 fëmijë, kanë mbetur të plagosur.
Mjekët po u ofrojnë ndihmën e nevojshme. Operacionet e shpëtimit janë duke vazhduar,”tha kreu i administratës ushtarake të rajonit Kharkiv.