ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gruaja që është bërë një “atraksion turistik”, 94-vjeçarja ruan traditën shekullore të Scannos 35 minutes ago
Babilonia midis madhështisë së lashtë dhe neglizhencës moderne 38 minutes ago
Portugalia do të njohë Palestinën të dielën, përpara asamblesë së OKB 40 minutes ago
Sulm kibernetik në aeroportet europiane, vonesa dhe anulime fluturimesh 42 minutes ago
Manchester United, Amorim: As Papa nuk do të më ndryshonte idetë 44 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Jorida Tabaku dhe deputeti gjerman paraqesin në Këshillin e Europës draft rezolutën për dënimin e sulmit të grupit kriminal serb në Kosovë

albnews by albnews
6 October, 2023
in Albania
0
Jorida Tabaku dhe deputeti gjerman paraqesin në Këshillin e Europës draft rezolutën për dënimin e sulmit të grupit kriminal serb në Kosovë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku dhe ligjvënësi i CDU,  Knut Abraham kanë paraqitur në tavolinën e Këshillit të Europës një draft rezolutë që dënon sulmin dhe vrasjen e një efektivi të policisë në veri të Kosovës.

“Së bashku me Jorida Tabakun kemi dërguar një mocion për një rezolutë në Këshillin e Europës në lidhje me sulmin e dhunshëm në veri të Kosovës. Jetike për Asamblenë Parlamentare të KE që të gjejë fjalët e duhura për të dënuar këtë sulm terrori” Mocioni dhe projektrezoluta do të pasohet dhe me një debat në Këshillin e Europës ditën e hënë”, shkruan deputeti i CDU.

RelatedPosts

“Padi dhe akuza”, gazeta gjermane ‘skanon’ “Air Albania-n”: Po shkon drejt falimentimit

Rama prezanton Ministrin e Drejtësisë: Një drejtësi e pavarur, garantuese për Shqipërinë në BE. Lamallari: Pastrojmë legjislacionin nga mbivendosjet përmes AI

Pasi largoi të rinjtë, Rama gjen “zgjidhje”: Të tërheqim mjekë të huaj në vend

Në një postim në platformën X, Abraham, i cili është edhe pjesëtar i Këshillit të Europës, ftoi Asamblenë e KE që të dënojë sulmin e dhunshëm të paramilitarëve serbë.

Ndërsa i kërko qeverisë së Kosovës dhe EULEX që të paraqesin provat në lidhje me sulmin që kishin paramenduar ky grup terrorist.

Deputetja e PD-së, pjesë e grupit të EPP në Këshillin e Europës, bëri publike draft rezolutën ditën e djeshme në senacën plenare ndërsa në atë kohë po diskutohej rendi i ditës.

Sipas deputetes demokrate parlamenti i Shqipërisë po gabonte dyfish “duke mos trajtuar çështjen e Kosovës në unison pa ndonjë debat të madh dhe së dyti duke vonuar gjithnjë e më shumë miratimin e projektrezolutës”.

“Kjo rezolutë i bën thirrje shteteve anëtare të Këshillit të Evropës që të dënojnë në mënyrë më të ashpër sulmin e 24 shtatorit dhe i’u bëjnë thirrje vendeve anëtare të BE-së të heqin masat e miratuara kundër Kosovës në qershor dhe të kërkojnë nga autoritetet serbe që të sjellin para drejtësisë përgjegjësit e sulmin, të cilër aktualisht banojnë në Serbi, në përputhje me sundimin e ligjit”, thuhet në projekt-rezolutën e propozuar në Këshillin e Europës, që pritet të diskutohet të hënën.

Projekt rezoluta:

Asambleja Parlamentare është e shqetësuar për sulmin e dhunshëm të 30 paramilitarëve serbë, përfshirë nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiç, që ndodhi më 24 shtator në veri të Kosovës me armë të rënda luftarake kundër patrullave të policisë së Kosovës, duke vrarë një polic të Kosovës. Ne e dënojmë këtë akt agresioni në territorin e Kosovës. Gjithashtu, jemi të alarmuar nga mobilizimet e përsëritura të ushtrisë serbe përgjatë kufirit me Kosovën dhe rrëmbimi tre policëve të Kosovës në qershor të këtij viti. Asambleja Parlamentare vëren se ekziston një kërcënim në rritje për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Kjo rezolutë i bën thirrje shteteve anëtare të Këshillit të Evropës që të dënojnë në mënyrë më të ashpër sulmin e 24 shtatorit dhe i’u bëjnë thirrje vendeve anëtare të BE-së të heqin masat e miratuara kundër Kosovës në qershor dhe të kërkojnë nga autoritetet serbe që të sjellin para drejtësisë përgjegjësit e sulmin, të cilër aktualisht banojnë në Serbi, në përputhje me sundimin e ligjit.

Kuvendi i bën thirrje qeverisë së Kosovës që të zbulojë të gjitha provat e incidentit dhe u bën thirrje institucioneve ndërkombëtare në Kosovë (p.sh. EULEX-it) që t’i vlerësojnë këto prova dhe të përcaktojnë nëse janë bindëse. Për më tepër, Serbia duhet të përmbahet nga çdo përpjekje e mëtejshme përshkallëzimi që cenon rendin kushtetues të Republikës së Kosovës si parakusht për bisedimet e mëtejshme të anëtarësimit në BE dhe disbursimin e fondeve. Këtu përfshihet përmbajtja nga gjuha e urrejtjes dhe përhapja e gënjeshtrave për “spastrim etnik” dhe “pogrome” në Republikën e Kosovës, për të cilat nuk ka dëshmi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gruaja që është bërë një “atraksion turistik”, 94-vjeçarja ruan traditën shekullore të Scannos

Gruaja që është bërë një “atraksion turistik”, 94-vjeçarja ruan traditën shekullore të Scannos

20 September, 2025
Babilonia midis madhështisë së lashtë dhe neglizhencës moderne

Babilonia midis madhështisë së lashtë dhe neglizhencës moderne

20 September, 2025
Portugalia do të njohë Palestinën të dielën, përpara asamblesë së OKB

Portugalia do të njohë Palestinën të dielën, përpara asamblesë së OKB

20 September, 2025
Sulm kibernetik në aeroportet europiane, vonesa dhe anulime fluturimesh

Sulm kibernetik në aeroportet europiane, vonesa dhe anulime fluturimesh

20 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result