Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka shprehur mirënjohje Partisë Popullore Europiane për vëmendjen e veçantë ndaj Shqipërisë, përkrahjen për integrimin e vendit në BE dhe mesazhin se rruga e Shqipërisë drejt Europës kalon nga zgjidhja e krizës me zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“PD dhe Opozita e Bashkuar është e përgatitur dhe e vendosur të përmbushim çdo detyrim tonin duke nisur me propozimet për reformën zgjedhore dhe miratimin e tyre, për ti hapur rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, thekson ai.
Po ashtu, Basha publikoi rezolutën e Kongresit të Partisë Popullore Europiane.