Që gjatë qëndrimit të saj në BBVK, ish-banorja Juliana Nura ka lënë të kuptohet se ka qenë në një lidhje me reperin Noizy, mirëpo ky i fundit ka mohuar të ketë patur marrëdhënie me ish-banoren.
“Nuk kam qenë as kurrë nuk do të jem bashkë me atë person”, tha Noizy në atë kohë.
Por, së fundmi Juliana, në një video-live me reperin Cllevion në rrjetin social “Tik Tok”, ka zbuluar se kanë qenë në një lidhje para hyrjes së saj në BBVK, e madje për një periudhë kohë kanë kaluar çdo ditë bashkë.
Ajo u shpreh se Noizy e ka mohuar lidhjen e tyre por faktet sipas saj dolën, ndërsa ka shtuar më tej se “ai u rikthyer sërish më ishin”.
“Për herë të parë po e them këtu. Jo në njohje e sipër, por ishim të lidhur. Unë isha çdo ditë me të pothuajse”, shprehet Juliana.
“Ai nuk ma çoi asnjë mesazh që po më pret jashtë, dhe unë vazhdova jetën time dhe ai jetën e vet. U kthye prap me ishin. Ti e di shumë mirë se çfarë i kam thënë unë atij. Të pres unë një mashkull që se di ca do nga jeta. Unë i lë mbrapa ata çuna. Unë nuk jam një person që gënjej si ai që nuk kam qenë e lidhur. Unë kam thënë dhe kanë dal faktet. Unë e kam prit 2 muaj e gjys (për të dërguar mesazh) dhe nuk e bëri. Dhe unë vazhdova jetën. Nuk do prisja unë atë”, thotë më tej ish-banorja e BBVK.