Partia Konservatore britanike ka mbledhur 5,7 milionë stërlina donacione, nëpërmjet një miliardereje anglo-ruse, bashkëpunëtore e afërt e Putin, gjatë javës së parë të fushatës për zgjedhjet legjislative të 12 dhjetorit, njoftoi sot Komisioni Zgjedhor.
Nga data 6 deri më 12 nëntor, Partia konservatore ka marrë më shumë se 5,7 milionë stërlina (6,6 milionë euro) nëpërmjet donacioneve, rreth 20 herë më shumë se konkurrentët e afërt. Eurofilët liberal-demokratët kanë mbledhur 275000 stërlina, nga 250000 për Partinë Brexit dhe 218000 për opozitën laburiste.
Në Britaninë e Madhe, partitë dhe kandidatët e pavarur duhet t’i paraqesin çdo javë Komisionit Zgjedhor një listë me të gjitha donacionet prej më shumë se 7500 stërlinash që marrin për fushatën e tyre./ATSH/