Disa vite më parë Drake u fut në telashe për miqësinë e tij me aktoren adoleshente, Millie Bobby Brown. Tashmë reperi duket se ju është drejtuar kritikëve të tij.
Reperi 36-vjeçar përmendi me emër yllin 19-vjeçar të “Stranger Things” në tekstin e këngës së tij të re “Another Late Night”, e cila duket të jetë një ‘ironi’ për ata që vënë në dyshim miqësinë e tyre.
Kënga, e cila është përfshirë në albumin e tij të ri “For All the Dogs”, vjen gjashtë vjet pasi Drake dhe Brown u takuan për herë të parë në nëntor 2017 në prapaskenë në koncertin e reperit të famshëm në Australi.
Intervista, në të cilën Brown zbuloi se Drake i jep këshillat e saj për djemtë, shkaktoi bujë dhe reagime për shkak të diferencës së moshës 17-vjeçare. Menjëherë pas kësaj, aktorja u shfaq duke adresuar kritikat në dy deklarata që ndau në Instagram Story, sipas pamjeve të publikuara nga Cosmopolitan.