Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Konferencën e Partisë Laboriste derisa lideri i saj Sir Keir Starmer po mbante një fjalim.
Një protestues e ndërpreu fjalimin e tij në mënyrë të dhunshme duke u ngjitur në podium dhe duke bërtitur disa kërkesa politike që i kishte.
Ai më pas rrëzohet nga ana e rojeve që ishin pjesë por vazhdonte bërtimat: “E ardhmja jonë është në rrezik!”
Siç raporton Sky News, studenti në fjalë ka gjasë t’i takojë një grupi që ka kërkuar përngritje të sistemit aktual politik duke përdorur mosbindjen civile për të shpërndarë mesazhin.
Ata kishin paralajmëruar të dyja partitë, Laboristët dhe Konservatorët, se nëse nuk ndërmerrnin veprime për t’i realizuar kërkesat deri më 1 shtator atëherë do të fillonin me aksione.
Në Konferencën e Laboristëve po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.