U la jashtë nga De Biazi në 2016-ën/ Shpërblehet Berat Gjimshiti, tani si kapiten në Europian

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga i lënë jashtë në Europianin e 2016-ës prej trajnerit Xhani de Biazi, mesa duket futbolli është gati të shpërblejë Berat Gjimshitin, i cili tani kthehet si kapiten i Kombëtares shqiptare dhe po udhëheq grupin drejt Europianit të munguar.

Padyshim një lider në fushë, qendërmbrojtësi ka qenë një shembull në ekipin përfaqësues në këto vite duke u kthyer në një pikë shumë të rëndësishme për ekipin.

Titullar i padiskutuar me meritë të plotë, Gjimshiti është pranë ëndrrës së tij, të luajë në një kompeticion europian me fanellën kuqezi dhe këtë mund ta bëjë vitin e ardhshëm në Gjermani, edhe pse na duhet një pikë me Moldavinë për t’u kualifikuar.

Këtu mund të përmendim edhe deklaratën pas ndeshjes me Çekinë nga kreu i FSHF-së, Armand Duka, i cili tha se Shqipëria i ka një borxh Gjimshitit, referuar mosthirrjes për në “Francë 2016”, ndërkohë mbrojtësi u përgjigj modestisht: “Borxh nuk më ka askush, jam mërzitur në 2016-ën, e kam në natyrë që nuk dorëzohem kurrë, i kam unë borxh Shqipërisë dhe jo Shqipëria mua”.

Share This Article