Jada Pinkett Smith zbulon sëmundjen nga e cila vuante 2Pac

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jada Pinket Spith ka zbuluar në një intervistë ekskluzive për ‘People’ se reperi i famshëm, Tupac Shakur, vuante nga alopecia, sëmundja auto-imune, e cila shkakton edhe rënien e flokëve. Kjo sëmundje është e njëjta nga e cila vuan edhe vetë Smith.

“Pasi (u arrestua) në Kaliforninë e Veriut dhe policët e rrahën, ai nisi të humbte flokë dhe alopecia e tij ishte më ekstreme se e imja”, kujton Smith.

Jada tha se 2Pac, i cili u qëllua për vdekje në vitin 1996, e mbajti sekret sëmundjen e tij. “Nuk besoj se 2Pac ka folur ndonjëherë për alopecia-n e tij, por dukej shumë mirë me kokën e tij qerose. Por, ishte gjatë kësaj kohe kur ai thjesht nuk fliste për këtë”, tregoi ajo.

Aktorja, nga ana tjetër, ka folur hapur për diagnozën e saj në vitin 2018 dhe që prej asaj kohe ka ndërgjegjësuar njerëzit për këtë sëmundje.

Share This Article