Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar këtë të hënë një takim të veçantë me presidentin Bajram Begaj.
Burimet kanë bërë të ditur se diskutimi ka zgjatur për rreth një orë ndërsa temë e bisedës ka qenë reforma zgjedhore si dhe propozimet për ndryshimin e ligjit elektoral.
Deri më tani Basha ka propozuar një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura ku të parët që renditen do të jenë emrat që marrin më shumë vota nga zgjedhësit.
Një tjetër propozim është dhe vetting në politikë me të njëjtin format siç dhe u realizua me sistemin e Drejtësisë.
Gjithashtu Basha ka kërkuar kalimin në zgjedhjen e presidentit nga populli. Takimi vjen në kohën kur prej dy vitesh Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk ka realizuar asnjë vendim edhe pse OSBE dhe ODIHR kanë dhënë rekomandime si për zgjedhjet Parlamentare të vitit 2021 dhe ato vendore të majit 2023.
Një tjetër temë e diskutimit ka qenë dhe zgjedhja e Bashës si reporter i KIE për Ukrainën dhe krimet e Rusisë në sulmin ushtarak që zgjat prej 19 muajsh.