ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 12 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 12 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 12 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 12 hours ago
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 12 hours ago
Next
Prev
Home Albania

BIRN: Macron vë në diskutim liberalizimin e vizave për Kosovën

albnews by albnews
17 October, 2023
in Albania
0
BIRN: Macron vë në diskutim liberalizimin e vizave për Kosovën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjatë vizitës në Tiranë, presidenti Macron tha se liberalizimi i vizave për Kosovën mund të vihej në rrezik nëse nuk pranonte planin franko-gjerman, por ekspertët e integrimit shpjegojnë se vetoja franceze nuk mjafton për të bllokuar lëvizjen e lirë të shtetasve kosovarë në fillim të vitit të ardhshëm.

Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi  të martën nga Tirana që Serbia të dënojë sulmin në Banjskë dhe Kosova të pranojë asosacionin për komunat me shumicë serbe, sipas planit franko-gjerman.

RelatedPosts

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

“Ajo çka presim nga autoritetet kosovare dhe serbe është e thjeshtë; riorganizmi i zgjedhjeve në komunat ku këto u bënë në kushte të papërshtatshme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje dhe në institucione, njohjen e asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare,” deklaroi Macron në një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

Macron paralajmëroi gjithashtu autoritetet kosovare se plani i liberalizimit të vizave mund të vihej në rrezik, nëse Prishtina nuk do të pranonte asocacionin.

“E them me shumë qartësi, ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e liberalizimit të vizave. Sa i përket Francës, është pezulluar sepse ka të bëjë me respektimin e fjalës së dhënë dhe fjala e dhënë sot nuk po mbahet,” tha ai.

Duke folur pas Macronit, kryeministri Edi Rama e theksoi disa herë rrezikun e pezullimit të lëvizjes së lirë,  duke e quajtur “dramatike” nëse Kosova do të humbiste këtë të drejtë të fituar.

“Mua më rrëqethet mishi kur mendoj që mund të ketë rindalesë në procesin e liberalizimit të vizave, por në anën tjetër nuk duhet të rrimë ta kërkojmë te Presidenti i Francës,” tha ai.

Për Ramën, faji bie mbi autoritetet e Kosovës.

“Sot Kosova është futur vetë në një kurth që ia ka bërë vetes,”, tha ai, duke shtuar se plani franko-gjerman është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës.

Në prill të këtij viti, Parlamenti Europian miratoi marrëveshjen për lirinë e vizave me qëndrim të shkurtër në vendet e Shengenit me Kosovën. Marrëveshja parashikonte që përjashtimi nga sistemi i vizave do të hynte në fuqi në janar të 2024-ës pas adoptimit të anës teknike.

Ekspertët e integrimit thonë se një pezullim i mundshëm kërkon nisjen e procedurave ligjore të reja pasi vendimmarrja politike e Bashkimit Europian është marrë tashmë.

“Që të ndodhë kjo, Franca duhet të kërkojë amendim te rregullores dhe të nisë një procedurë legjislative, por në këtë rast do duhet që ta mbështesë shumica e vendet e tjera,” i tha BIRN Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i “European Movement Albania”.

Sipas tij, vendimi në Këshillin Europian, organi më i lartë vendimmarrës i BE-së është marrë dhe nuk jemi më në variantin e vetos që mund të përdorte Franca.

“Pezullimi ndodh kur e kërkon një vend anëtar dhe e miraton Komisioni,” shtoi ai duke sjellë në vëmendje rastin e Holandës kur parlamenti kombëtar e më pas qeveria kërkuan pezullimin e lëvizjes pa viza për shtetasit shqiptarë, kërkesë e cila u rrëzua nga Komisioni Europian

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result