Mahsa Amini dhe lëvizja protestuese në Iran fitojnë çmimin e rëndësishëm!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mahsa Amini dhe lëvizja në Iran “Grua, Jetë, Liri” që u krijua pas vdekjes së Aminit, janë shpërblyer me Çmimin Sakharov.

Ky është çmimi më i lartë për të drejtat e njeriut që ndahet nga Parlamenti Evropian. Ndarja e çmimit vjen disa javë pasi aktivistja e burgosur iraniane për të drejtat e njeriut, Narges Mohammadi, fitoi Çmimin Nobel për Paqe.

Amini, një kurde iraniane, vdiq në Teheran vitin e kaluar derisa po mbahej nga “policia e moralit” nën dyshimet për shkeljen e rregullave për veshjen e hixhabit.

Nominimi i Aminit dhe lëvizjes është “njohje e përpjekjeve të tyre të guximshme për të kërkuar të drejta për gratë”, tha David McAllister, kryetar i Komitetit për Çështje të Jashtme të Parlamentit Evropian, kur njoftoi për nominimet për këtë çmim më 12 tetor.

Vdekja e Aminit në shtator të vitit 2022 nxiti protesta kundër Qeverisë në Iran, që konsiderohen si kërcënimi më i madh për ekzekutivin islamik që nga revolucioni i vitit 1979.

Çmimi ka një vlerë monetare prej 50.000 eurosh.

Vitin e kaluar, ky çmim iu nda popullit të Ukrainës, të përfaqësuar nga presidenti i tyre, liderët e zgjedhur dhe shoqëria civile, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

Share This Article