Në njërën nga qelitë e Burgut të Kumanovës mbrëmë rreth orës 22:00 ka ndërruar jetë L.M. në moshën 22-vjeçe, nga lagjja ‘Arbëria’ e Kumanovës.
Sipas të afërmve të të ndjerit, ai gjatë mbrëmjes kishte shfaqur ankesa shëndetësore dhe në mungesë të turnit të natës së mjekëve të burgut, sipas familjarëve, ai kishte pirë pilula të huazuara nga të burgosurit.
Autoritetet e burgut dhe të policisë ende nuk e kanë konfirmuar rastin, por jo zyrtarisht mësohet se gardianët nuk kanë thirrur urgjencën mjekësore me kohë nga Spitali i qytetit./Alsat-M/