Seanca për të akuzuar në lidhje me privatizimin e kompleksit Partizani në Tiranë ka nisur disa momente më parë në GJKKO.
Avokatët e Jamarbër Malltezit dhe Fatmir Bektashit kanë kërkuar një periudhë prej 2 orësh për t’u njohur me dosjen.
Sakaq, në gjykatë si mbrojtës ligjor i ish-kryeminsitrit Sali Berisha është paraqitur Genci Gjokutaj.
Raportohet po ashtu se duke qenë se Berisha nuk ka firmosur nuk është ekzekutuar vendimi ndaj tij.