Polonia rikthehen në vend 100 tonë rezerva ari

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Polonia riktheu në vend rreth 100 tonë rezerva prej ari me vlerë afërsisht 18,3 miliardë zloty polake, deklaroi sot kreu i bankës qendrore, Adam Glapinski.

Ari u transportua nga banka e Britanisë së Madhe, ku Polonia mban pjesën më të madhe të rezervave të saj të arit që pas Luftës së Dytë Botërore.

Kthimi i arit u bë në tetë këste, ku secili këst përmbante nga 1000 shufra ari.

Banka qendrore e Polonisë aktualisht posedon 228,6 tonë ari, si pjesë e aseteve rezervë, nga të cilat 105 tonë ruhen në kasafortat e saj, sipas një deklarate nga banka.

Ajo gjithashtu shtoi se banka qendrore rriti pronat e saj me 125,7 tonë në vitet 2018-19./ATSH/ 

Share This Article