ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb 1 hour ago
Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump 1 hour ago
Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros 2 hours ago
Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore 2 hours ago
Franca përgatitet për një ditë grevash mes krizës politike 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“U kam kërkuar deputetëve të vënë theksin tek gjuha shqipe”- Presidenti Begaj në 120 vjetorin e shkollës në Pukë: Duhet të kujdesemi për cilësinë e mësimit në vend

albnews by albnews
28 October, 2023
in Albania
0
“U kam kërkuar deputetëve të vënë theksin tek gjuha shqipe”- Presidenti Begaj në 120 vjetorin e shkollës në Pukë: Duhet të kujdesemi për cilësinë e mësimit në vend
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë në festimet në kuadër të 120 vjetorit të shkollës shqipe në Iballë të Pukës.

Gjatë kësaj ceremonie u risollën në vëmendje personalitetet e dala nga kjo shkollë, kontributi i të cilëve është shënuar në momentet më kyçe të historisë së Shqipërisë.

RelatedPosts

Dasma 500 mijë euro? Genar Topalli ”qetëson” Eva Muratin, tregon për shpenzimet 

Skandali/ Qeveria planifikon të kufizojë aksesin e mediave në Kuvendin e Shqipërisë

1800 euro për djalin e Benetit/ Zbardhen pagat e “këshilltarëve” dhe tallja e Elisa Spiropalit me lekët e shqiptarëve

Në fjalën përshëndetëse, Kreu i Shtetit vlerësoi përpjekjet e komunitetit për kapërcimin e sfidave si edhe angazhimin e mësuesve të Iballës për të përcjelle dije ndër breza.

Ai theksoi se që në nisje të sesionit të ri parlamentar u ka kërkuar deputetëve të vënë theksin në mësimin e gjuhës shqipe.

“Duhet të insistojmë e kujdesemi për cilësinë e këtij mësimi dhe cilësinë e shqipes që përdorin fëmijët tanë”, tha në fjalën e tij presidenti.

Fjala e plotë e presidentit të Republikës, Bajram Begaj:

Ju faleminderit për ftesën për të festuar bashkë 120-vjetorin e shkollës suaj, e cila ka hyrë më krenarinë që i takon në historinë e shkollave të para shqipe.

Nuk vij sot këtu për t’ju treguar historinë e kësaj shkolle, por për t’ju bashkuar festimeve e gëzimit të vijimit të traditës së kultivimit të dijes e mësimit shqip në fshatin e zonën tuaj.

Këto vise kanë nxjerrë shumë patriotë e njerëz të dijes, por kur përmendet shkolla e Iballës, dëshiroj të veçoj emrin e nderuar të një patrioti të shquar e mjeshtri të shqipes si Dom Ndre Mjeda dhe vëllait të tij Imzot Lazër Mjeda.

Ne të gjithë e duam shqipen, e shumë autorë shqiptarë i kanë kushtuar vargje asaj. Por, disa prej tyne dallohen për melodinë që i rrjedh në vargje, për përkushtimin që kanë për çdo tingull, e për bukurinë mahnitëse më të cilën e flasin gjuhën tonë. I tillë është Ndre Mjeda, bir i këtyre trojeve, shqiptar i kulluar e mjeshtër i shqipes.

Festimet e sotme janë edhe një mundësi për ne për të reflektuar mbi mësimin e gjuhës shqipe në vendin tonë.

Në mesazhin që i kam drejtuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në fillimin e sezonit parlamentar kam vënë veçanërisht theksin në mësimin e gjuhës shqipe. Duhet të insistojmë e kujdesemi për cilësinë e këtij mësimi dhe cilësinë e shqipes që përdorin fëmijët tanë.

Kam sugjeruar që shkolla, veçanërisht me anë të mësimit të gjuhës shqipe, të kthehet në vatër angazhimi për prindër e komunitete të cilët punojnë bashkërisht që gjuha jonë të përdoret e kultivohet me përkujdesjen që i takon.

Historia e shkollës suaj e tregon fort qartë sa e shenjtë ashtu gjuha për ne shqiptarët.

Ju keni bërë shumë për fshatin tuaj. Ne si shtet kemi përgjegjësinë të bëjmë edhe më shumë që kjo pasuri të ruhet, kultivohet.

Puna juaj meriton më shumë mbështetje, më shumë promovim, më shumë të ardhura.

Në këtë kuptim sidomos vitet e fundit janë bërë hapa shumë të rëndësishëm, por në rrugëtimin tonë, tashmë të përshpejtuar drejt Bashkimit Europian, duhet e do të bëjmë dhe më shumë për këto zona të një pasurie të veçantë traditash lokale, historike shqiptare e natyrore europiane.

Zona juaj është dëshmi e peripecive, përpjekjeve edhe fitoreve tuaja ndër vite. Ato janë pjesë e trashëgimisë që duhet ta njohim më mirë, ta mbrojmë më shumë, e ta promovojmë më tepër.

Në këtë zonë e pikërisht në këtë fshat jemi shumë me fat, sepse mund të promovojmë një paketë të plotë lokale të standarteve më të mira ambjentaliste që përfshin eksperiencë në natyrë, vizita historike e prodhime lokale me shije e cilësi unike. Sepse ato kanë dalë nga pastërtia, bukuria e këtij ambjenti, dhe traditat që ju i ruani e kultivoni ndër shekuj në familjet tuaja.

Para se ta mbyll, dua t’ju përgëzoj e uroj për këtë vatër kulture, dijeje e suksesi shqiptar që keni kultivuar ndër shekuj.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb

“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb

18 September, 2025
Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump

Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump

18 September, 2025
Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros

Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros

18 September, 2025
Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore

Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result