Elsa Lila rikthen emocionet, ngjitet në skenë me instrumentistët italianë dhe Pirro Çakon

albnews
By
2 Min Read

Me këngë të reja dhe rikthim të sukseseve të viteve të para Elsa Lila rikthehet në skenën e kryeqytetit. Së bashku me të do të jetë edhe Pirro Çako si dhe instumentistët italianë.

E emocionuar dhe në krah të kompozitorit Italian Enrico Melozzi, këngëtarja Elsa Lila ndau detajet për koncertin e parë recital që do të realizojë në Tiranë.

“Finalmente Elsa”, do të realizohet në skenën e Pallatit të Kongreseve, pikerisht aty ku, siç thotë ajo, nisi karrierën e saj artistike.

Në skenë do të ngjitet së bashku me instrumentistët italian.

“Në skenë do jetë një band e jashtëzakosnhme, me muzikantë që kanë ardhur nga Italia”, tha Elsa Lila.

Pjesë e skenës do të jetë dhe artisti Pirro Çako që do të ndajnë me publikun këngën “Diferenca je ti”.


“Do jetë i ftuar Pirro Çako pasi kënga diferenca je ti është shumë e dashur për publikun”, tha Elsa Lila. 

Një tjetër sfidë në Shqipëri Lila do të ketë edhe ne festivalin e 62-të.

“Vendosa të marr pjesë sërish në festivalin e këngës”, tha Elsa Lila.

Elsa lila prej vitesh jeton në Itali ku veç sukseseve ka hasur dhe tronditje të forta. Vitin e shkuar policia e shoqëroi së bashku me disa të akuzuar për trafik droge.

Pas verifikimeve ajo rezultoi e papërfshirë dhe pa lidhje me autorët, ndërsa e ka cilësuar ngjarjen më të rëndë të jetës dhe historinë më absurde

Share This Article