“Gëzuar ditëlindjen, Diego i përjetshëm”. Me një postim në rrjetet sociale, Napoli ka festuar ditëlindjen e yllit argjentinas që sot do të mbushte 63 vjeç.
Dje para fillimit të ndeshjes kundër Milanit, folësi i stadiumit kishte kujtuar “Pibe de oro”: “Nesër do të kishit ditëlindjen tuaj dhe ne do të dëshironim të të kishim këtu midis nesh. Gëzuar ditëlindjen Diego”.
Një fotomontazh i Maradonës duke qëndruar në majë të një mali, përtej reve, u projektua në ekranet gjigante dhe i gjithë stadiumi këndoi për nder të tij.