Mali i Zi të qëndrojë në rrugën e duhur, shkroi në Facebook ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ( Dritan Abazović ), pas dorëzimit të detyrës kryeministrit Milojko Spajiç ( Milojko Spajić )
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i dorëzoi të martën detyrën kryeministrit të sapozgjedhur Milojko Spajiç.
Abazoviç i uroi suksese Spajiçit për detyrën e re dhe theksoi se ”Mali i Zi duhet të ecë në rrugën e duhur dhe të llogarisë vetëm suksese”.
“Siç diktojnë sjelljet demokratike, transferimi i detyrës u bë sot në mëngjes! I urova fat të mbarë kryeministrit të ri dhe qeverisë së 44-t. Mali i Zi të llogarisë gjithmonë vetëm suksese dhe të qëndrojë në rrugën e duhur”, shkroi Abazoviç në Facebook.