AUSTRALI – Kristi Vangjeli është trajneri i ekipit të parë në skuadrën e Olympic Adelaide në Australi. Ish-mbrojtësi i Kombëtares ka nisur një rrugëtim të ri në karrierë, teksa më parë ka qenë ndihmës edhe te Tirana. Kanë qenë australianët që kanë konfirmuar ndryshimet në stol, duke i besuar 38-vjeçarit rolin e ri. Korçari ka luajtur 35 ndeshje me ekipin kombëtar.
Vangjeli ka qenë në ekipe si Chornomorets Odessa në Premier Ligë të Ukrainës dhe FC Astra Giurgiu në Liga I Rumune, përpara se të kishte një ndikim të rëndësishëm pas kthimit të tij në klubin e tij të lindjes, Skënderbeu, si edhe Tirana.
Përgjegjës për pjesën e përgatitjes atletike te Adelaide, Vangjeli ka zgjedhur të ketë Kosta Janin, ish-trajnerin fizik të Tiranës.