Lëkundje të forta u ndjenë në pjesë të Indisë veriore pas një tërmeti 6.4 ballë të shkallës Rihter që goditi Nepalin fqinj të premten vonë mbrëma.
Sipas Qendrës Kombëtare të Sizmologjisë të Indisë, një tërmet me magnitudë 6.4 ka ndodhur në orën lokale 23:32. në një thellësi prej 10 kilometrash me një epiqendër në Nepal.
Ndërsa lëkundjet u ndjenë në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi dhe pjesë të tjera veriore të vendit, njerëzit u panë të dilnin nga shtëpitë në panik.
Deri më tani nuk raportohet për dëme nga tërmeti. Muajin e kaluar, të paktën 12 persona u plagosën pasi dy tërmete të fuqishme goditën Nepalin.