Itali/ Gjashtë viktima nga moti i keq në Toskana

albnews
By
1 Min Read

Zona të mëdha të Toskanës janë goditur nga përmbytjet, duke lënë gjashtë persona të vdekur dhe disa të tjerë të zhdukur, pasi erërat e forta dhe reshje të dendura shiu goditën Italinë qendrore.

Lumi Bisenzio doli nga shtrati, ndërsa njerëzit u ngjitën në çati për t’i shpëtuar përmbytjes.

Kushtet ekstreme të motit janë të lidhura drejtpërdrejt me stuhinë Ciarán, e cila ka shkaktuar më shumë se 13 vdekje në Evropën Perëndimore.

Guvernatori rajonal Eugenio Giani e përshkroi shiun e dendur si “të paprecedentë në 100 vitet e fundit” dhe, pas një takimi të kabinetit, kryeministrja Giorgia Meloni shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për zonat më të goditura të Toskanës. Livorno dhe Marina di Pisa në bregdet dhe qytetet përreth Firences ishin ndër zonat më të prekura.

Guvernatori i Toskanës shpërndau një video që tregonte makinat duke u marrë nga uji dhe u bëri thirrje njerëzve të ngjiten në katet e sipërme.

Stuhia shkaktoi gjithashtu dëme në rajonin verilindor të Venetos, ku një person rezulton i zhdukur.

Share This Article