Papa Françesku mesazh për shqiptarët: Lutem për shpirtrat e të humburve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ati i Shenjtë i është drejtuar me një mesazh të gjithë popullit shqiptar në këtë ditë zie kombëtare për vendin.

Në emër të Papa Françeskut, Sekretari Kardinal i shtetit të Vatikanit Pietro Parolin, dërgoi një telegram për viktimat e tërmetit 6.4 të shkallës Rihter.

“Ati i Shenjtë po lutet për shpirtrat e atyre që vdiqën në katastrofë. Të lutemi për ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi. Lutemi edhe për personelin e urgjencës që po ndihmojnë. Unë jam afër viktimave, lutem për familjet, Zoti e bekoftë këtë popull për të cilin unë e dua aq shumë”, thuhet në telegram.

Deri më tani për shkak të tragjedisë kanë vdekur 31 persona dhe janë lënduar mbi 650.

Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi 25 persona janë ende të humbur. Mëngjesin e sotëm janë gjetur nën rrënoja të pajetë, Klement Çupi bashkë me babain e tij, Hajredin Çupi. Ndërsa në spitalin e Traumës, humbi jetën Sajmir Greku, 31-vjeç. Ndërkohë janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat çifti Çelnike Greku dhe Përllumb Greku, prindërit e Sajmirit.

Share This Article