Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po viziton zonat e goditura nga tërmeti në Shqipëri, ka theksuar se çdo njeri vullnetmirë duhet të solidarizohet me shqiptarët dhe Shqipërinë, duke mbështetur vëllazërisht njëri-tjetrin, që së bashku ta tejkalojmë edhe këtë fatkeqësi.
“Në Thumanë, përkrah motrave dhe vëllezërve tanë, që po kalojnë momente shumë të vështira. Bashkëndjejmë dhe e ndajmë dhimbjen, ashtu siç e kemi ndarë gjithmonë. Çdo njeri vullnetmirë duhet të solidarizohet me shqiptarët dhe Shqipërinë, duke mbështetur vëllazërisht njëri-tjetrin, që së bashku ta tejkalojmë edhe këtë fatkeqësi”, ka shkruar Thaçi në Facebook.