Shqipëria po pret me padurim shortin e datës 2 dhjetor, ku do mësojmë kundërshtarët që do kemi përballë në grupet e Europianit 2024, që do mbahet në Gjermani. Website i njohur gjerman, Transfermarkt.de nëpërmjet një postimi, ka publikuar vlerën reale të të gjitha kombëtareve që kanë siguruar një vend për në Euro 2024.
Shqipëria vlen 82 milionë euro, jemi të parafundit në renditje, duke lënë mbrapa vetëm Rumaninë, që nuk shkon më shumë se 72 milionë euro vlerë, nëse i marrim të gjithë lojtarët bashkë.
2 vendet e para, natyrisht vijnë nga vazo e parë dhe janë Anglia me Francën. Secila prej të dy-ja kombëtareve kap vlerë ne 1 miliard euro. Vlen të theksohet fakti se 3 vendet që do të plotësohen pas luajtjes së fazës Play-Off nuk janë llogaritur, pasi nuk dihet ekzaktësisht se kush do ia dalë mbanë.