ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Arrestimi i avokatit Barjami, Braho: Ndalim pa bazë ligjore, duhej ndaluar në flagrancë, jo një ditë më pas 42 minutes ago
“Një vit para BE-së”, Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital 3 hours ago
Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore 4 hours ago
Shpopullimi i Shqipërisë! 70% e bashkive me shtesë natyrore negative 5 hours ago
Shkarkoi Postecoglun pas një muaj në stol, pronari grek gjen pasardhësin në pankinën e Nottigham 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

E mbajtur peng për dy javë, gruaja e moshuar izraelite thotë se takoi shefin e Hamasit në tunelet e Gazës – tregon se çfarë i tha dhe si reagoi ai

albnews by albnews
29 November, 2023
in Bota, UK
0
E mbajtur peng për dy javë, gruaja e moshuar izraelite thotë se takoi shefin e Hamasit në tunelet e Gazës – tregon se çfarë i tha dhe si reagoi ai
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një grua e moshuar izraelite, e cila u mbajt peng në tunelet e nëndheshme të Gazës për dy javë, pretendon se udhëheqësi i Hamasit qëndroi i heshtur kur ajo u përball me të.

Sipas mediave të huaja bëhet fjalë për Yocheved Lifshitz, 85 vjeçe, e cila u mor kundër dëshirës së saj nga shtëpia e saj në Kibbutz Nir Oz gjatë inkursionit të Hamasit në Izrael më 7 tetor.

RelatedPosts

Aksident tragjik në Hong Kong/ Avioni rrëshqet nga pista dhe përfundon në det, dy persona humbin jetën

Luftanija më e madhe dhe më e avancuar amerikane “pushton” Mesdheun

Nëse BE-ja nuk e josh Ballkanin Perëndimor, do ta bëjnë Rusia ose Kina

Ajo tha se ndërsa ishte rob, u takua me Yahya Sinwar dhe u përball me të duke e pyetur se pse ai kishte urdhëruar trupat e tij të sulmonin vendbanimet civile në të gjithë Izraelin.

“Sinwar ishte me ne, tri deri në katër ditë pasi mbërritëm”, tha Lifshitz për gazetën Davar.

“E pyeta se si nuk i vjen turp të bëjë një gjë të tillë me njerëzit që gjithë këto vite kanë mbështetur paqen. Ai nuk u përgjigj. Ai heshti”.

Yocheved ishte një nga katër gratë e liruara herët në periudhën më të përgjakshme mes Hamasit dhe Izraelit në dekada.

Dhe një video e saj duke shtrënguar dorën e një rrëmbyesi të maskuar dhe duke thënë ‘shalom’, fjala hebraike për paqen, bëri bujë në mbarë botën.

Kur e pyetën pse e bëri këtë pas lirimit të saj, ajo thjesht tha: “Ata na trajtuan me butësi dhe plotësuan të gjitha nevojat tona”.

Por pavarësisht trajtimit të saj, ajo theksoi se ‘kaloi nëpër ferr’ gjatë qëndrimit të saj dy javor si peng.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj, 83-vjeçari Oded, mbetet në robëri dhe gjendja e tij nuk dihet aktualisht.

Komentet e 85-vjeçares vijnë pas raportimeve se Sinwar takoi edhe pengje të tjerë menjëherë pas kapjes së tyre.

Gjatë vizitës, Sinwar dhe vëllai i tij Mohammed, një figurë e lartë në krahun e armatosur të grupit, u thanë pengjeve se nuk do të lëndoheshin dhe do të ktheheshin në Izrael si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi.

Një i afërm i një pengu të liruar së fundmi tregoi për mediat izraelite se Sinwar i tha grupit në hebraisht: “Përshëndetje, unë jam Yahya Sinwar. Ju jeni më të mbrojturit këtu. Asgjë nuk do të ndodhë me ju”.

Ndryshe, Izraeli e ka krahasuar Sinwarin me Osama Bin Ladenin dhe kishte premtuar se “ditët e tij janë të numëruara”.

Udhëheqësi politik 60-vjeçar është kreu i Hamasit në Rripin e Gazës dhe u shpall terrorist nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2015.

Ai është arrestuar disa herë nga Izraeli dhe ka kaluar 24 vjet në burgjet izraelite dhe është liruar në vitin 2011, si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve në këmbim të ushtarit izraelit Gilad Shalit. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Arrestimi i avokatit Barjami, Braho: Ndalim pa bazë ligjore, duhej ndaluar në flagrancë, jo një ditë më pas

Arrestimi i avokatit Barjami, Braho: Ndalim pa bazë ligjore, duhej ndaluar në flagrancë, jo një ditë më pas

20 October, 2025
“Një vit para BE-së”, Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital

“Një vit para BE-së”, Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital

20 October, 2025
Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

20 October, 2025
Shpopullimi i Shqipërisë! 70% e bashkive me shtesë natyrore negative

Shpopullimi i Shqipërisë! 70% e bashkive me shtesë natyrore negative

20 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result