ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur 3 hours ago
Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku” 3 hours ago
Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por… 4 hours ago
Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura 7 hours ago
Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së 8 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

U promovuan librat e Kujtim Shalës dhe Bardh Rugovës

albnews by albnews
3 December, 2019
in Show - Biz
0
U promovuan librat e Kujtim Shalës dhe Bardh Rugovës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në ambientet e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës sot është bërë promovimi i dy librave të autorëve Kujtim Shala dhe Bardh Rugova.

Para një audience të zgjedhur në sallën e Akademisë së Arteve dhe Shkencave u promovuan librat e tyre.

Në panel të këtij promovimi ishin akademikët Ali Aliu, Rexhep Ismajli dhe profesori Nysret Krasniqi. Aliu, moderator i këtij promovimi foli në hapje dhe tha fjalë miradije për autorët dhe prezantoi folësin e parë, profesorin dhe studiuesin Nysret Krasniqi, përcjell KultPlus.

RelatedPosts

Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës

“E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut

Krasniqi foli për librin e Shalës për të cilin tha se e çmon klasiken.

“Autori Kujtim Shala në vazhdimësi çmon klasiken, ky është parim i cili bën thirrje ta ruash atë që e ke. Kujtim Shala thotë se identitarja është e vetmja udhë e universales, si e tillë kur ndërlidhet nënkupton traditën e emrave nacional, e mbi këto premisa del edhe titulli i këtij libri i cili fokuson dy shtylla themelore filozofike-letrare, debatin për fenomenet letrare të vlerësuara dhe për autorët e vlerësuar dhe tashmë të rivlerësuar”, tha Krasniqi.

“Autori Kujtim Shala në këtë libër nis me tri tekste fenomenologjike si pjesë e parë, ndërsa me dhjetë vepra në pjesën e dytë sjell tekste për autorët e traditës në kuptimin Eliotian të nocionit”.

“Tri veprat fenomenologjike Letërsi dhe Identitet, Identiteti i pazbuluar dhe Kryeveprat Gege identitaren e çmojnë në sistem filozofik-teorik, ndërsa dhjetë veprat e autorëve të traditës sikur sfidojnë modelin e autorit të propozuar nga Roland Barti”, tha ndër të tjera profesori Krasniqi, derisa autori Shala u shpreh se letërsia dhe identiteti janë temë e madhe dhe se në veprën e tij është përpjekur që fiksionin ta shkruaj si diskurs.

Libri i dytë që u promovua ishte “Leksioni i termave të fonetikës dhe të fonologjisë” i profesorit dhe studiuesit Bardh Rugova.

Akademiku dhe linguisti Rexhep Ismajli foli për librin, duke e shpërfaqur fillimisht një biografi të shkurtër të autorit Rugova. Veprën e këtij të fundit, Ismajli e çmoi dhe e vlerësoi si shumë të rëndësishme.

“Procesi i shpjegimeve të përmbledhura te ky libër janë koncize, autori në këtë libër ka arritur të bëjë një paraqitje relativisht të plotë të nocioneve dhe koncepteve konkrete, krejtësisht specifike dhe të zgjeruara mbi studimet e gjuhës shqipe”, tha Ismajli.

Vetë autori Bardhi u shpreh falënderues, derisa deklaroi se ka pasur model profesorin Ismajli prej të cilit edhe ka mësuar shumë gjëra në fushën e studimeve gjuhësore.

“Kemi pasur probleme me literaturën që është futur në gjuhën shqipe, kështu u shfaq nevoja për të pasur një leksik tjetër, një libër strukturalist”, potencoi fillimisht ai.

“E vetmja zgjidhje ishte që të kishim një brez në të cilin të gjitha dijet e fushave të ndryshme do të mund të gërshetoheshin. Kështu libri nisi si pjesë e një projekti që përfshin edhe fusha tjera të gjuhësisë, socio-lignuistikës e fonetikës të cilave do t’ju vijë radha për t’u promovuar”, përfundoi ai.

Këto dy libra janë botim i ASHAK-ut dhe mund të gjenden në hapësirat e Akademisë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur

Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur

26 December, 2025
Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

26 December, 2025
Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

26 December, 2025
Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result