Cristiano Ronaldo mund të ketë qenë pak i komplikuar për disa trajnerë por ish-trajneri i Juventusit Andrea Pirlo nuk është njëri prej tyre. Trajneri 44 vjeçar ishte në krye të Juventusit nga muaji gusht i vitit 2020 deri në maj të vitit 2021.
Gjatë atij sezoni, portugezi po kalonte një super formë duke shënuar 36 gola në 44 paraqitje dhe duke i udhëhequr bardhezinjtë drejt trofeut të Kupës së Italisë.
Pirlo, teksa kujtonte ditët e tij si trajner i Juventusit ka treguar për Radio Serie A sesi ishte të stërvisje njërin prej lojtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Trajnimi i Ronaldos të bën të kuptosh se si të bëhesh numri një në botë. Ai është një profesionist shembullor në çdo aspekt: nga si ha, si shërohet, si stërvitet”, deklaroi Pirlo.
Periudha e Cristiano Ronaldos në Allianz Arena ishe e mirë, ku shënoi 101 gola për gjigantët e Serie A në 134 paraqitje. Përveç trofeut në Kupës së Italisë, ai arriti të fitonte edhe dy tituj të Serie A.