Spektakël pa gola, United dhe Liverpool bëjnë paqe në “Anfield”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Emocione, spektakël, por asnjë gol. Liverpool dhe Manchester Untied ndajnë pikët në “Anfield”, në sfidën e Premier League. Në minutën e 29-të, Van Dijk iu afrua golit me një goditje me kokë, por poriteri Onana i tha jo, duke bërë një pritje fantastike.

Në pjesën e parë, dominimi total i vendasve nuk  u shpërblye me gol, pavarësisht 3 goditjeve në portë kundrejt 0 të kundërshtarve. Në minutën e 86-të, The Reds reklamojnë një penallti pas një prekje me dorë të Luke Shaw. Gjithsesi, sipas arbitrit Oliver, gjithçka ishte e rregullt.

Në shtesë, “Djajtë e kuq” mbeten me një lojtar më pak, pasi portugezi Dalot u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Liverpool gjendet menjëherë pas Arsenalit, në vendin e dytë me 38 pikë. United në krahun tjetër, është në vendin e shtatë me 28 pikë.

Share This Article