Vendimi i Gjykatës së Lartë për vulën e PD, Basha: Çështje peng i procedurave juridike

albnews
By
1 Min Read

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Lartë që ktheu sërish në Apel çështjen për vulën e PD-së. Gjykata detyron Apelin të marrë vendim në themel për vendimin e mëparshëm të Agron Zhukrit, që i la vulën e PD Berishës. PD e cilëson këtë vendim si peng të procedurave juridike.

‘Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është një tjetër hap drejt vendosjes se drejtësisë se vonuar për çështjen e PD. Partia Demokratike mbetet e bindur qe kjo çështje, peng i procedurave juridike do te gjeje zgjidhjen e duhur dhe ligjore pa vonesat e shkaktuara nga ata qe minojnë drejtësinë dhe te tjerët qe i tremben forcimit te opozitës.’- thotë PD.

Share This Article