Lufta Izrael-Hamas, Netanyahu me familjet e pengjeve: Jemi në negociata për kthimin e tyre

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Izraeli po negocion lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës, sipas asaj që u tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të afërmve të pengjeve.


Sipas The Jerusalem Post , Netanyahu konfirmoi se Izraeli po punon për kthimin e të gjithë pengjeve, duke shtuar se Katari dhe Egjipti kanë bërë dy propozime të veçanta për ta çuar çështjen përpara.


“Ne po mbajmë kontakte në këtë moment”, tha ai . “Nuk mund të zbuloj statusin e bisedimeve, por ne po punojmë për t’i kthyer të gjithë. Ky është qëllimi ynë,” u tha ai familjeve të pengjeve.

Takimi me familjet e pengjeve u zhvillua përpara një takimi të kabinetit të luftës për të diskutuar propozimet e Katarit dhe Egjiptit për të ndërmjetësuar një armëpushim në konfliktin Izrael-Hamas.

Share This Article