ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Zelensky vizitë në Londër për bisedime përpara samitit Trump-Putin 6 hours ago
Sanae Takaichi, zgjidhet kryeministrja e parë femër e Japonisë 6 hours ago
Këshilli i Sigurimit diskuton sot situatën në Kosovë, pritet të theksohet mungesa e përparimit të dialogut me Serbinë 6 hours ago
Implanti i syrit që ndryshon jetën i ndihmon pacientët e verbër të lexojnë përsëri 6 hours ago
Vrasja e shoferit me gurë nga ultrasit në Itali, arrestohen 3 persona të lidhur me ekstremin e djathtë 6 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Zgjedhjet parlamentare në Serbi, PPE kundërshton debatin: Nevojitet raporti i OSBE/ODIHR

albnews by albnews
12 January, 2024
in Kosova
0
Zgjedhjet parlamentare në Serbi, PPE kundërshton debatin: Nevojitet raporti i OSBE/ODIHR
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Partia Popullore Evropiane (PPE) ka kundërshtuar kërkesat që në Parlamentin Evropian, si temë urgjente, të debatohet për zgjedhjet që Serbia mbajti në dhjetorin e vitit të kaluar dhe për vërejtjet për procesin e votimit që janë bërë jo vetëm nga opozita, por edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë zgjedhjeve.

Në Serbi më 17 dhjetor 2023 u mbajtën zgjedhjet parlamentare, lokale dhe krahinore, të cilat i fitoi Partia Progresive Serbe e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

RelatedPosts

Përfundon numërimi i votave të diasporës në Kosovë, 17 komuna në balotazh

Procesi i Berlinit/ Rama niset drejt Londrës, në samit ndan të njejtën tryezë me Kurtin. Takimi i parë pas përplasjes për tubimin pro UÇK në Tiranë

Këshilli i Sigurimit diskuton sot situatën në Kosovë, pritet të theksohet mungesa e përparimit të dialogut me Serbinë

Kundërshtimi për zhvillimin e debatit është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga disa burime në Parlamentin Evropian.

Partia e Vuçiçit është anëtare e asociuar e PPE-së. Ky grup parlamentar ka numrin më të madh të deputetëve në PE.

Sipas burimeve, PPE-ja ka kundërshtuar zhvillimin e debatit për zgjedhjet në Serbi, duke argumentuar se para se të mbahet ky debat duhet të pritet raporti përfundimtar i misionit vëzhgues të zgjedhjeve të Organizatë për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ODHIR. Publikimi i këtij raporti është thënë se do të bëhet në fund të shkurtit.

Se PPE-ja do të kundërshtonte vendosjen në agjendën plenare debatin për zgjedhjet në Serbi e ka konfirmuar edhe eurodeputeti, Klemen Groshel, i cili ka qenë udhëheqës i misionit vëzhgues të PE-së për zgjedhjet e 17 dhjetorit.

“Nuk do të ketë debat për shkak të kundërshtimit të PPE-së”, tha ai. Sipas Groshelit, “natyrisht nuk ka nevojë të pritet raporti i ODHIR-it, pasi PE-ja ka pasur misionin e vet vëzhgues në terren.

“Ky është vetëm një akt evitimi i PPE-së. Po ashtu, për fat të keq është sinjal se në cilin drejtim po evoluon politikisht PPE-ja dhe në cilën anë të vlerave dhe parimeve bazon politikën e saj ndaj të ardhmes së Ballkanit Perëndimor”, tha deputeti slloven nga radhët e grupit liberal në Parlamentin Evropian.

Edhe Tonino Piculla, eurodeputet kroat i grupit socialist dhe demokrat ka konfirmuar të njëjtin informacion. Por, sipas tij, në fillim të seancës plenare, kur do të paraqitet rendi i ditës, ai do të kërkojë që me procedurë urgjente të futet në agjendë debati për zgjedhjet në Serbi.

Por, Vladimir Bilçik, deputet nga radhët e PPE-së i cili është edhe raportues për Serbinë në Parlamentit Evropian i ka thënë Radio Evropa e Lirë se “asnjë parti e vetme nuk mund ta parandalojë debatin në Parlament”.

“Asnjë grupim në Parlamentin Evropian nuk ka mundësinë që vet të bllokojë asgjë. Parlamenti Evropian merr vendime kolektive, me shumicë të grupeve politike”, tha ai.

“Ne duhet të diskutojmë për atë që ka ndodhur në zgjedhjet në Serbi. Në të njëjtë kohë, ky diskutim duhet të jetë në bazë të fakteve dhe të merren në konsideratë raporti final i ODHIR-it, i cili do të vijë në javët në vijim”, shtoi ai.

Nga institucionet e tjera të BE-së vazhdojnë të përsërisin qëndrimin e mëhershëm për zgjedhjet në Serbi se “të gjitha shqetësimet për parregullsi në zgjedhje duhet të hetohen në mënyrë të duhur”, dhe se “të gjithë duhet të përmbahen nga veprimet e dhunshme ndërsa mospajtimet duhet t’i zgjidhin përmes rrugës ligjore”.

Një mision ndërkombëtar që monitoroi zgjedhjet, tha pas votimeve se SNS-ja kishte përfituar avantazh të padrejtë përmes mediave të njëanshme, përmes ndikimit të Vuçiqit dhe po ashtu kishin vërejtur parregullsi në votime sikurse blerja e votave. Autoritetet serbe kanë mohuar të gjitha këto akuza./REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Zelensky vizitë në Londër për bisedime përpara samitit Trump-Putin

Zelensky vizitë në Londër për bisedime përpara samitit Trump-Putin

21 October, 2025
Sanae Takaichi, zgjidhet kryeministrja e parë femër e Japonisë

Sanae Takaichi, zgjidhet kryeministrja e parë femër e Japonisë

21 October, 2025
Këshilli i Sigurimit diskuton sot situatën në Kosovë, pritet të theksohet mungesa e përparimit të dialogut me Serbinë

Këshilli i Sigurimit diskuton sot situatën në Kosovë, pritet të theksohet mungesa e përparimit të dialogut me Serbinë

21 October, 2025
Implanti i syrit që ndryshon jetën i ndihmon pacientët e verbër të lexojnë përsëri

Implanti i syrit që ndryshon jetën i ndihmon pacientët e verbër të lexojnë përsëri

21 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result