Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç në një prononcim për politico është shprehur se është e nevojshme që të formohet qeveria e re e Serbisë ku fokusi kryesor të jetë dialogu me Kosovën.
“Për të vazhduar punën për integrimet eroupiane, prioritet i qartë i administratës së re, formimi efektiv i qeverisë së re të Serbisë është vendimtar. Vazhdimi i dialogut për normalizimin me Prishtinën do të jetë fokusi kryesor këtu, veçanërisht duke marrë parasysh vendimin e fundit të Beogradit për të lejuar lirinë e lëvizjes së automjeteve me targa të lëshuara nga Prishtina”, tha Brnabiç.
Brnabiç gjithashtu shtoi se duhet të fokusohen edhe në diversifikimin e energjisë, duke ndërtuar mbi arritjet si hapja e gazsjellësit për në Bullgari dhe të vazhdojë me reformat jetike të sundimit të ligjit, duke përfshirë bashkëpunimin e mëtejshëm me ODIHR dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE)”, shtoi ajo
Demokracia është shumë më tepër se një ditë zgjedhjesh dhe vendosja e një fletëvotimi në kuti”, tha Brnabiç.
Po ashtu shtoi se në procesin paszgjedhor në Serbi duhet të përfshihen të gjithë, përfshirë edhe ata që janë të zhgënjyer me rezultatet zgjedhore.
.