Propagandistik, dinamikë e konkurrencës mes forcave te së djathtës dhe një qasje e papranueshme që skuadrat e teknikëve ndodhen në Shqipëri kur protokolli mes Italisë e Shqipërisë për kampet e emigrantëve nuk është ende legjitim në Shqipëri e në Itali nuk ka marrë votën e Parlamentit.
Me këto debate nis sot në Parlamentin Italian një tjetër javë e rëndësishme në Komisionin e Çështjeve të Jashtme që ka marrë në shqyrtimin draft ligjin e firmosur nga qeveria italiane për ngritjen e kampeve të strehimit të emigrantëve në Shqipërisë.
Anëtarët e këtij Komisioni kanë kërkuar të jenë të pranishëm në seancën e sotme zëvendës Ministrin e Jashtëm Edmondo Cirielli, i ngarkuar nga qeveria për të ndjekur rrugëtimin parlamentar të këtij draft ligji, por dhe përfaqësues të tjerë të kësaj Ministrie si dhe përfaqësues të Ministrisë së Brendshme.
Punimet e Komisionit parlamentar do të marrin në diskutim dhe të gjitha propozimet e amandamentave të dorëzuara në këtë komision brenda datës 11 janar ora 18.00, si dhe komentet mbi pranueshmërinë o jo të propozimeve të bëra.
Debate të forta mbyllën javën shkuar në Komisionin e Cështjeve të Jashtme të Parlamentin Italian mbi draft ligjin e hartuar nga qeveria Meloni për “Ratifikimin e zbatimin e Protokollit mes Qeverisë Italiane e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunimin në cështjet e emigracionit”, firmosur më 6 nëntor 2023 në Romë.
Për Filiberto Zaratti deputeti i grupit parlamentar Aleanca Verde dhe e Majta, “ky është një protokoll i shkruar keq me mjaft cështje por që nuk zgjidh asgjë në rrugë racionale. U shpreh “se e dënon fort këtë urgjencë tv mazhorancës italiane për ta shqyrtuar në parlament këtë protokoll, kur në Shqipëri është në ende në gjykim legjitimiteti i tij.” “Pse një urgjencë e tillë?”, pyet ai e theksoi se detyra e parlamentit si administrator i buxhetit të shtetit është të pyes pse duhen shpenzuar 650 milionë në 5 vitet e ardhshme në Shqipëri kur me dhjetë herë më pak mund të bëheshin në Itali.”
Për deputetin italian kjo është një zgjedhje fatkeqe e një dhuratë që i bëhet vetëm Shqipërisë.
Deputeti Riccardo Maggi i Grupit “+ Europa”, u shpreh se “e gjen të papranueshme dhe të rënda deklaratat e Ministrit të Brendshëm italian Matteo Piantedosi i cili thotë se në Shqipëri janë nisur skuadrat e teknikëve italianë në vendet ku do të ngrihen kampet e emigrantëve, e nuk merr në konsideratë aspak rrugëtimin parlamentarë të këtij protokolli, analizën komplekse, auditimet e pikëpyetjet ndaj tij.”
“Por, shton deputeti italian, Ministri e jep të mirëqenë aprovimin e këtij protokolli në Parlament, kur ende kjo nuk është kryer”.
Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike Matteo Mauri, e quajti këtë protokoll “tipik propagandistik e pjesë e dinamikës së konkurrencës mes forcave politike të së njëjtës mazhorancë, për të dëshmuar se kush më i djathtë në politikat e emigracionit e për t’i dhënë një përgjigje opinionit publik ndaj fluksit në rritje të emigracionit klandestinë në brigjet italiane”.
Seanca e Komisioni të Çështjeve të Jashtme në Parlamentit Italian nis punimet dot pasdite ora 14.45