Ermal Mamaqi i ka kthyer përgjigje Luizit, i cili u shpreh me irono se Ermali është më i mirë si shkrimtar sesa si humorist.
Kujtojmë se Ermali, i ftuar në “Më lër të flas”, u pyet se si iu duk Luizi si aktor në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”. Ermali u përgjigj: “Mirë. Ishte aktor i mirë. M’u duk aktor më i mirë se këngëtar. Kishte shumë talent”.
Nuk vonoi shumë dhe Luizi ktheu: “Edhe unë mendoj që Ermali është shkrimtar më i mirë se humorist. Mbaj mend që kam qenë të Panairi i Librit dhe dikush bleu një libër, të cilin e ndoqa me sy dhe kur doli jashtë, i grisi të gjitha fletët për të shitur gështenja”, në një intervistë për binjakët Veshaj.
Pra, sipas Ermalit, debati tashmë ka marrë fund, por s’e dimë nëse Luizi dakordëson.
“Luizi bëri një goditje poshtë brezit me këtë histori që trilloi. Sigurisht, ka diçka që e ka mërzitur, por po të shohësh atë që kam thënë unë për Luizin, ka qenë diçka vërtet e sinqertë. Unë nuk kam thënë që nuk di të këndojë”, u shpreh Ermali.
Më tej, vijoi: “Pyetja ka qenë: “A të pëlqeu Luizi si aktor?” dhe me të vërtetë më pëlqeu dhe po e them edhe tani që më pëlqeu më shumë si aktor sesa si këngëtar, sepse nuk i kam ndjekur këngët e tij dhe nuk ka asgjë të keqe, por besoj kjo e ka prekur Luizin. Sinqerisht më vjen keq dhe le ta lëmë 2-1 me Luizin”.- tha Ermali i ftuar në Wake Up.