Armando Broja duket se nuk është më në planet e Mauricio Poçetinos, me Çelsin që tashmë është i gatshëm ta shesë sulmuesin shqiptar dhe është në pritje të ofertave.
Interes të lartë për 22-vjeçarin kuqezi ka nga Premier Liga, me Uest Hemin që është në “pole-position”, por dhe Fulhem e Ullvërhempton që kanë shfaqur interesin e tyre për të.
Gjithsesi, “Mirror” ka zbuluar një lajm të bujshëm së fundmi, duke theksuar se në pistën e Brojës është lakuar dhe emri i Bajernit të Mynihut.
Bavarezët duket se janë në kërkim të një sulmuesi që të shihet si zëvendësuesi i Herri Kejn dhe duket se 22-vjeçari shqiptar shihet si një opsion i duhur për ta bërë këtë gjë.