Ministria e Shëndetësisë së Palestinës ka publikuar të dhënat e fundit nga lufta, ku ka bërë me dije se numri i viktimave në Gaza ka arritur në 25,295.
Ndërkohë 63,000 persona janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori.
Numri përfshin 190 persona të vrarë dhe 340 të plagosur në 24 orët e fundit”, shtoi ministria.
Shumica e viktimave kanë qenë gra dhe fëmijë, tha ministria, dhe mijëra trupa të tjerë ka të ngjarë të mbeten të pa numëruar nën rrënojat në të gjithë Gazën .
Ndërkohë Al Jazeera raporton se është shtuar numri i aborteve në jug të Rafahut , në kufirin me Egjiptin, mes kushteve brutale të luftës.
Rreth 50,000 gra shtatzëna janë në kampet e zhvendosjes në qytetin jugor të Rafahut, ku raportohet se vuajnë nga mungesa e ushqimit dhe ilaçeve.
Dr Haider Abu Sunima, drejtor mjekësor i spitalit Tal al-Sultan për gratë dhe obstetrikën në Rafah, thotë se ka një numër në rritje të aborteve për shkak të kushteve të vështira të luftës.
Në ditët e fundit, ministria e shëndetësisë e Gazës tha se regjistroi qindra aborte spontane dhe lindje të parakohshme si rezultat i “panikut dhe arratisjes së detyruar nën bombardimet brutale në Gaza”.