Familjes së Alexei Navalnyt, kritikut të Putinit që vdiq në një burg rus, i thuhet se i është thënë se trupin e tij nuk do ta marrin për dy javë.
Nëna e tij u informua se po mbahej për “analizë kimike”, tha një përfaqësues i Navalny.
Nuk ka asnjë konfirmim për vendndodhjen e trupit nga autoritetet ruse, ndërsa përpjekjet për gjetjen e tij janë mbyllur vazhdimisht.
Yulia Navalnaya, bashkëshortja e liderit të ndjerë opozitar rus, i ka akuzuar autoritetet ruse se po e fshehin trupin e tij, pasi po presin që të zhduken prej trupit të tij gjurmët e agjentit nervor Noviçok.
Në një video të postuar të hënën, Navalnaya u zotua se do ta vazhdojë luftën e burrit të saj për një Rusi të lirë.
Ajo e ka akuzuar drejtpërdrejt presidentin rus Vladimir Putin për vrasjen e bashkëshortit të saj.
“Ne e kemi ditur saktë pse Putin e ka vrarë Aleksin tri ditë më parë”, tha ajo.
Autoritetet e burgut në Arktik njoftuan të premten për vdekjen e Navalnyt.
Perëndimi e ka akuzuar shtetin rus në krye me Putinin për vrasjen e tij.
Navanlny ka qenë i dënuar me më shumë se 19 vjet burgim për akuza që ai dhe mbështetësit e tij i kanë konsideruar të motivuara politikisht.
Ai ishte helmuar më 2020 me agjent nervor Noviçok, dhe atëkohë pati fajësuar shërbimet ruse, në krye me Putinin, për atë vendim.
Navalny ishte shëruar në Gjermani pas helmimit, dhe në ditën e kthimit në Rusi, u dërgua në burg.