Si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një ndërtesë në Lushnjë, janë plagosur tetë persona, mes tyre edhe deputeti i PS-së, Bujar Çela dhe ka ndërruar jetë një tjetër.
Viktima është identifikuar si, Landi Verçani.
Kujtojmë, që deputeti PS i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në spitalin e Traumës.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.
Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.
Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.