Gazetari Ronaldo Sharka të cilin tashmë jemi mësuar ta shohim në panelin e opinionistit çdo të dielë në “BB Fan Club” ka ironizuar një nga banoret e shtëpisë më të famshme. Sipas tij Heidi Baci po mban romancën me Romeon në “BBV” për vëmendje.
Sharka shprehet se madje ajo po manipulon natyrën e ndjeshme dhe emocionale të aktorit për t’u faktorizuar, ndërsa kundërshtarët e tij i ka bërë miq.
Sipas gazetarit, Romeo është viktimë në marrëdhënien me Heidin, teksa nuk u kursye aspak ndaj kësaj fundit duke e krahasuar me një “nëpërkë që ka helmuar aktorin”. Për ta përmbyllur Sharka thotë se Romeo ka rënë pre e lojës së Heidit.