Illyrian dhe Arbër do të jenë emrat e dy trupave qiellor që u përkasin shqiptarëve.
Të martën, Bashkimi Ndërkombëtar i Astrofizikanëve certifikoi zgjedhjen që mijëra shqiptarë i bënë emrit të yllit HD 82886b dhe planetit që rrotullohet rreth tij. Këto dy objekte astronomike ndodhen më shumë se 416 vite dritë larg nesh, në yjësinë e Luanit të Vogël.
Në një postim në faqen e saj zyrtare, fizikantja Mimoza Hafizi njofton certifikimin e emrave dhe u uron shqiptarëve që ato të jenë një ogur i mirë për vitin e2020.
“Me këtë zgjedhje, ne shqiptarët dërguam një copë të historisë sonë drejt qendrës së Galaksisë. Le të presim që në këmbim të marrim Urimin Galaktik për jetë të gjatë e mirëqenie të kombit tonë!
Le të jetë planeti Arbër një burim dijesh për ne dhe njerëzimin tokësor! Gëzuar 2020!“
Për emërtimin e këtyre trupave qiellorë u bë dhe një konferencë shkencore, ku u përzgjodhën 6 çifte emrash, nga 120 propozimet që ishin më të votuarat. Por emrat zyrtarë tashmë janë Illyrian për yllin dhe Arbër për planetin. Planeti që u përket shqiptarëve është qindra herë më i madh se Toka dhe ngjan me Jupiterin.