Biznesmeni Gjergj Luca ka ironizuar Gazment Bardhin, pas akuzave të fundit të tij ndaj vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama. Ai e ka takuar Olsi Ramën në një kafe, ndërsa thotë se në fakt, ndryshe nga sa thotë Bardhi, koka e krimit është ai.
“Gaz Bardhi, ja ku e ke trafikantin më të madh, por me një ndryshim. Pak më i madh se ky jam unë, koka e krimit, pastaj vjen Olsi. U lodhët kot duke e kërkuar ndërkohë unë e gjeta në mes të Tiranës duke pirë kafe.
Ah moj partia ime demokratike që nuk latë vrimë çelësi pa përgjuar e nuk latë biografi pa u bërë miletit. Te ballkoni do mbeteni gjithë kohën ju, ca poshtë e njëri lart i izoluar nga të gjithë”, thotë Luca, ndërsa ka postuar videon e mëposhtme.