Një zarf i zi erdhi në ambientet e shtëpisë pak momente më parë. Produksioni mori një vendim për Eglën pas incidentit të rëndë të ndodhur pas prime-t, ku aktorja i hodhi gotën me verë në kokë Meritonit, pas debatit mes tyre.
Për këtë arsye Egla Ceno është skualifikuar prej garës. “Me vjen keq, është okay, ishte kënaqësi, u kënaqëm, nuk është një gjest që duhet ta bëni, mos bini pre e provokimeve, unë bëra qejfin tim u kënaqa nuk jam pishman për asgjë, gjërat që kam bërë gabim kam kërkuar ndjesë, do të takohemi jashtë, mos bini pre e provokimeve sepse do të bëhen më të forta”, tha Egla.