ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Investimet e shumta të Kinës në Mbretërinë e Bashkuar i dhanë asaj akses në teknologji të nivelit ushtarak, tha BBC 10 hours ago
Avokatët dhe deputetët laburistë do të rrëzojnë planin e azilit të Mahmood: Sekretari i Brendshëm paralajmëroi se opozita e krahut të majtë do të prishë goditjen ndaj migracionit të paligjshëm 10 hours ago
Ndalimi i vizave për vendet që nuk i pranojnë mbrapsht azilkërkuesit e refuzuar do të shpallet SOT 10 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 10 hours ago
Protesta kundër planit për të strehuar 600 azilkërkues në qytet 10 hours ago
Next
Prev
Home Diaspora

BE: Kosova rrezikon rrugëtimin europian, nëse nuk themelon Asociacionin

albnews by albnews
2 April, 2024
in Diaspora, Kosova
0
BE: Kosova rrezikon rrugëtimin europian, nëse nuk themelon Asociacionin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka thënë të martën se Kosova duhet ta zbatojë urgjentisht detyrimin shumëvjeçar për themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe në vend dhe paralajmëroi se ajo do të përballet me pasoja në rrugën e saj drejt BE-së, nëse dështon ta bëjë këtë. Ai tha se themelimi i Asociacionit është detyrim për Kosovën dhe “kjo është përsëritur disa herë nga Bashkimi Evropian në nivelin më të lartë, atë të liderëve evropianë”.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Por, më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Në fund të vitit të kaluar, bashkësia ndërkombëtare ua paraqiti palëve një draft për statutin që do të kishte ky asociacion. Palët, fillimisht, thanë se e pranojnë në parim, por nuk kanë bërë asnjë hap përpara.

RelatedPosts

Clark: Millosheviqi refuzoi të fliste – vrasja e Jasharajve paralajmëroi shpërthimin e konfliktit

Nis dëshmia e Wesley Clark në Hagë, dëshmitarit të fundit të mbrojtjes

Presidentja sqaron deklaratën për “900 banda kriminale”: Kam menduar për rastet, ka qenë e paqëllimshme

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 19 mars, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk e ka pranuar këtë draft-statut. Stano e përsëriti se themelimi i Asociacionit lidhet me përparimin e Kosovës në synimin e saj për t’u bërë pjesë e bllokut. “Nëse Kosova nuk është në gjendje të japë rezultate në këtë drejtim, atëherë nuk do të shihet si sinjal pozitiv se ajo dëshiron të lëvizë në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve [me Serbinë], që tash është i lidhur me përparimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së”, shtoi ai.

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe vazhdojnë të ngulin këmbë se Kosova është e detyruar ta themelojë Asociacionin. Stano theksoi se çështja e themelimit të Asociacionit vazhdimisht diskutohet në takimet me palët. Megjithatë, ai tha se në takimin e kësaj javë në nivel të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, çështja kryesore do të jetë gjetja e një zgjidhjeje për dinarin e ndaluar serb në Kosovë. Ai tha se bisedimet e javës së kaluar shënuan përparim dhe se ato do të vazhdojnë të enjten e 4 prillit në Bruksel.

Përdorimi i dinarit për pagesa me para të gatshme në Kosovë u ndalua më 1 shkurt, kur Banka Qendrore e Kosovës e futi në fuqi një rregullore të re e cila përcaktoi euron si valutën e vetme zyrtare në vend. Kjo çështje, pos që zemëroi Serbinë, nxiti mospajtime edhe mes Qeverisë së Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, pasi komuniteti serb në Kosovë, prej vitesh, merr pagesa në dinarë nga buxheti i Serbisë. Diplomatë perëndimorë i kërkuan Kosovës që ta pezullojë rregulloren, për t’iu dhënë kohë qytetarëve të prekur që të përshtaten me praktikën e re.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Investimet e shumta të Kinës në Mbretërinë e Bashkuar i dhanë asaj akses në teknologji të nivelit ushtarak, tha BBC

Investimet e shumta të Kinës në Mbretërinë e Bashkuar i dhanë asaj akses në teknologji të nivelit ushtarak, tha BBC

17 November, 2025
Avokatët dhe deputetët laburistë do të rrëzojnë planin e azilit të Mahmood: Sekretari i Brendshëm paralajmëroi se opozita e krahut të majtë do të prishë goditjen ndaj migracionit të paligjshëm

Avokatët dhe deputetët laburistë do të rrëzojnë planin e azilit të Mahmood: Sekretari i Brendshëm paralajmëroi se opozita e krahut të majtë do të prishë goditjen ndaj migracionit të paligjshëm

17 November, 2025
Refugjatët do të përballen me 20 vjet pritje për t’u vendosur përgjithmonë sipas reformave të azilit

Ndalimi i vizave për vendet që nuk i pranojnë mbrapsht azilkërkuesit e refuzuar do të shpallet SOT

17 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

17 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result