Kokaina e fshehur në oriz/ Tre shqiptarë arrestohen me tetë kg drogë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre shqiptarë u arrestuan për trafik droge nga Karabinierët e Cles, në Trentino,  natën mes të dielës dhe të hënës, ndërsa u sekuestruan 9 kg drogë, përfshirë hashash dhe kokainë, gati për t’u shpërndarë në Val di Non dhe në luginat e Noces.

Në kontrollin e Audi-t, drejtuesit të mjetit iu gjetën dy doza kokainë, një pistoletë dhe një thikë, kjo e fundit e fshehur në kroskotin e mjetit. Pas arrestimit të njërit prej të rinjve, policia ka shkuar në shtëpinë e tij për të zgjeruar kontrollet.

Pasi kanë mbërritur pranë derës së godinës, kanë vënë re dy persona të tjerë të cilët në shikimin e policisë kanë fshehur diçka nën një makinë të parkuar dhe më pas kanë tentuar të arratisen, por u bllokuan menjëherë.

Në një qese, forcat e rendit t gjetën rreth 8 kilogramë e gjysmë hashash, të ndara në tetë pako secila. Më pas, me hyrjen në banesë, u zbulua një laborator i vërtetë ku përgatiteshin dozat që do të shpërndaheshin.

Në fakt, ushtarët gjetën sasi të tjera kanabis dhe gati gjysmë kile kokainë e fshehur në një kavanoz plot me oriz. Gjithashtu u sekuestrua një shkop teleskopik i fshehur në furgonin e tij nga njëri prej të arrestuarve. Të tre u prangosën dhe u dërguan në burgun e Trentos.

Share This Article