Schmidt: S’është koha të merren vendime për presidentin por të krijohet qeveria

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti gjerman Christian Schmidt, ka thënë se nuk është koha të merren vendime për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, por të krijohet qeveria. Këtë, ia vërtetoi edhe deputeti tjetër gjerman Peter Beyer.

“Tani nuk është koha të merret vendimi për zgjedhjen e presidentit, por të krijohet qeveria”, tha Schmidt, derisa Beyer ia konfirmon “Saktësisht”.

“Duhet një marrëveshje e besueshme mes partnerëve”, vazhdon tutje Schmidt, raporton Koha Ditore.

Beyer dhe Schmidt sot në konferencën për media, njëzëri u shprehën realist për formimin e Qeverisë në Kosovë ndërmjet Lëvizjes Vetëvendose dhe Lidhjes Demokratike, teksa ata kërkuan që të tejkalohen të gjitha dallimet mes tyre dhe këto dy parti që dolën të parat në zgjedhjet e tetorit, me mirëbesim të formojnë koalicionin qeverisës.

Kanë thënë se patjetër, duhet tejkaluar edhe çështja e presidentit, nëse është ky problem teknik.

Kujtojmë se LDK-ja dhe VV-ja duket se s’po munden të arrijnë një marrëveshje për koalicionin e ardhshëm qeverisës, e për këtë, problem mbetet çështja e presidentit.

Lidhja Demokratike e Kosovës, me ngulm kërkon që presidenti t’u takojë atyre, përndryshe, vendi do të shkonte në zgjedhje.

Lidhja Demokratike e ka betonuar qëndrimin që koalicioni me Vetëvendosjen të nënshkruhet vetëm me kushtin që pjesë e marrëveshjes të jetë edhe posti i presidentit. Këtë e ka bërë nëpërmjet organit më të lartë partiak – Këshillit të Përgjithshëm, të cilin e ka mbledhur të mërkurën kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Share This Article