Cakaj: Kryesimi i OSBE-së, suksesi më të madh në historinë e diplomacisë

albnews
By
1 Min Read

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka theksuar se marrja e kryesimit të OSBE-së nga Shqipëria, shënon suksesin më të madh në historinë e diplomacisë shumëpalëshe të Shqipërisë pas anëtarësimit në NATO.

Në një postim në Facebook, Cakaj bëri të ditur se sot në Këshillin e Përhershëm, pas një pune të pakursyer përgatitore dhe një bashkëpunimi të shkëlqyer në kuadër të treshes, Sllovakia i dorëzoi zyrtarisht kryesinë e OSBE-së Shqipërisë.

Postimi i Cakajt në Facebook:

Sot në Këshillin e Përhershëm, pas një pune të pakursyer përgatitore dhe një bashkëpunimi të shkëlqyer në kuadër të Trojkës, Slovakia i dorëzoi zyrtarisht Kryesinë e OSBE-së Shqipërisë 🇦🇱🤝🌍!

Ky moment shënon suksesin më të madh në historinë e diplomacisë shumëpalëshe të Shqipërisë pas anëtarësimit në NATO!

Për një vit me rradhë, Shqipëria do të jetë kryesuese e organizatës më të madhe të sigurisë në botë, duke mbuluar gjithë hapësirën nga Vankuveri në Vladivostok!

Shqipëria gëzon kapacitetet e plota për të adresuar prioritetet e Kryesisë së saj në mënyrë efektive dhe për të kryer detyrimet ndaj vendeve pjesëmarrëse në mënyrë të përgjegjshme 🙏!

Share This Article