David Cameron ka zhvilluar sot bisedime me Donald Trump në Florida në mes të një përpjekjeje për të mbështetur ndihmën për Ukrainën dhe për të avancuar një paketë të re ndihme që po bllokohet në Kongres.
“Përpara vizitës së tij në Uashington, sekretari i jashtëm do të takohet me ish-presidentin Trump sot në Florida. Është praktikë standarde që ministrat të takohen me kandidatët e opozitës si pjesë e angazhimit të tyre rutinë ndërkombëtar”, tha në një deklaratë të hënën, një zëdhënës i Zyrës së Jashtme të Britanisë së Madhe.
Trump ka shprehur vazhdimisht dyshime për ndihmën për Ukrainën dhe ka vënë në pikëpyetje angazhimin e Amerikës ndaj NATO-s, aleancës ndërkombëtare të cilën SHBA-ja është zotuar ta mbrojë kur është e nevojshme. Siç është thënë më tej, në vizitën e tij në Uashington, Cameron do të paralajmërojë se suksesi i Kievit në mposhtjen e Rusisë është “jetik për sigurinë amerikane dhe evropiane” pasi ai u kërkon ligjvënësve të miratojnë ndihmën e mëtejshme “urgjente” për vendin.